Site icon Telegrafi

Sot vazhdon dita e shtatë e seancës konstituive në Kuvendin e Maqedonisë

Edhe dje vazhdoi dita e gjashtë e seancës konstituive në Kuvendin e Maqedonisë me replika dhe kundëreplika ndërmjet deputetëve të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së në lidhje me Deklaratën politike shqiptare dhe akuzat partiake se çfarë sipas OBRM-së ka diskutuar LSDM me BDI-në në lidhje me Ligjin për gjuhën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe diskutimi në Parlament do të vazhdojë sot në ora 11:00, kurse deri më tani për diskutim janë paraqitur 50 deputetë, ndërsa të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar vetëm disa.

Në rend dite të seancës është përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version