Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 103-të, në rend dite të së cilës janë shumë propozim-ligje sipas procedurës së shkurtuar, si dhe interpelimi i punës së kryetares së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Olga Najdenovska, të parashtruar nga deputetët e opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë dhe raportet vjetore për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, të Komisionit për mbrojtje të konkurencës dhe të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizimet publike, të gjitha për vitin 2015. /Telegrafi/