Pas 4 ditëve pushim sot do të vazhdoj ”Revolucioni Laraman” në Shkup dhe qytetet tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga grupi i organizatave ”Protestoj” apelojnë që sot do të mbështesin protestat për të drejtat e punëtorëve para ”Shtëpisë së ndërtimtarisë” në Shkup.
Sot është dita e 15 e protestave . Protestat mbështeten edhe nga disa organizata shqiptare. Nga partitë shqiptare këto protesta do i mbështet vetëm Lëvizja Besa. Protestat organizohen kundër vendimit të kryetarit Ivanov për të falur 56 funksionar nga përndjekja për krime financiare dhe zgjedhore.
Ndryshe, për sot janë paralajmëruar edhe kontra-protesta nga organizata që mëtojnë të mbrojnë Maqedoninë, siç thonë ata, nga faktori destruktiv ndërkombëtar.
Në Tetovë protesta do të ketë ditën e mërkurë ndërsa më 9 maj protesta ka paralajmëruar edhe ”Këshilli Opozitar”. Ata thonë se protestat do t’i organizojnë në Shkup për të drejtata e shqiptarëve./Telegrafi/