Site icon Telegrafi

Sot vazhdon procesi gjyqësor për rastin ‘Celula’

Sot vazhdon gjykimi i rastit “Celula” me vlerësimin e aktakuzës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e mëparshme nga gjashtë të pandehurit nga gjithsej njëmbëdhjetë të akuzuar kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar se kanë marrë pjesë në betejat në Siri me qëllim që tu ulet dënimi.

Prokurori Vlladimir Milloshevski tha se të dyshuarit kanë filluar përgatitetjet për ekzekutimin e krimit në tetor të vitit 2014. Ai i tha gjykata argumentoi se ka prova të forta që tregojnë qartë se të pandehurit ishin në fushëbetejat e Sirisë. /Telegrafi/

Exit mobile version