Site icon Telegrafi

Sot vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin ‘Talir’

Sot pasdite do të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin ‘Talir’, ku bëhet fjalë për financim joligjor të partisë. Nga PSP nuk konfirmojnë se cilët nga të dyshuarit do të paraqiten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të premten e kaluar u paraqitën të dyshuar, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM, Emil Dimitriev, deputetja Daniella Rangellova dhe ish-ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Mile Janakieski.

I dyshuari i parë në rastin ‘Talir’ është kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në PSP, sepse nuk ka marrë ftesë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version