Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet të vazhdojë intervistimin e tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.
Intervistimi i Thaçit i cili nisi dje në orën 13:00 ka zgjatur rreth gjashtë orë, dhe është vendosur që të vazhdojë edhe sot.
Pas përfundimit të intevistimit, Thaçi tha se ka dëgjuar vetëm aspektet teknike të avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe pyetjeve fillestare sa i përket UÇK-së.
“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, deklaroi Thaçi dje. /Telegrafi/