Telegrafi

Vazhdon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga Prokuroria Speciale në Kosovë

Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky i fundit që më shumë se katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30, ndërsa për më shumë se tetë orë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u intervistua gjatë ditës së djeshme.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Kreu i BDI-së për tetë orë është intervistuar edhe gjatë ditës së mërkurë.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i shtabit të përgjithshëm./Telegrafi/