Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky i fundit që më shumë se katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.
Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30, ndërsa për më shumë se tetë orë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u intervistua gjatë ditës së djeshme.
Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.
Kreu i BDI-së për tetë orë është intervistuar edhe gjatë ditës së mërkurë.
Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i shtabit të përgjithshëm./Telegrafi/