Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi i të akuzuarve për ‘Lagjen e Trimave’

Procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për terrorizëm për rastin ‘Lagjja e Trimave’ duhet të vazhdojë sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, sepse në Gjykatën Themelore Shkupo 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata në fillim të këtij muaji solli vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin ‘Vetëtima’, gjegjësisht me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjen nga ‘Lagjja e Trimave’ janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.

Rikujtojmë se më 9 dhe 10 maj të 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurimit. Gjatë këmbim-zjarrit e humbën jetën tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB-së, përderisa rreth 14 u plagosën rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur. /Telegrafi/

Exit mobile version