Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për “Titanik 2”, Thaçi dhe Mijallkov në bankën e të akuzuarve

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është planifikuar të vazhdojë gjykimi për të akuzuarit në lëndën “Titanik 2”, ku pritet të dëgjohen dy “bomba” si dëshmi.

Kjo lëndë ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ndërsa të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas materialeve të përgjuara (bomba) që publikoi LSDM-ja, të cilat janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijallkov dhe Thaçi merren vesh që anëtarët e KSHZ-së të pranojnë ankesat për zgjedhjet dhe të prishin votimet./Telegrafi/

Exit mobile version