Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për sulmuesin e Sheqerinskës (Video)

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi i sulmuesit të Radmilla Sheqerinska, në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedoni, që njihen si “e enjtja e përgjakshme”.

Seancën e kaluar e cila u shty me kërkesë të avokatit Dragan Peshevski, i cili theksoi se për herë të parë ka takuar të akuzuarin Pançe Angellovski, dhe kërkoi që gjykata t’ia mundësojë të njoftohet rreth rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë vepër penale të Pançe Angellovskit, parashihet dënim me burg prej 3 deri 10 vite. Kjo është njëra nga lëndët e cila është hapur nga sulmi i deputetëve në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version