Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar të mbahet seancë gjyqësore për rasti “TNT” të Prokurorisë Speciale, i cili ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale për shkak të urrejtjes politike, duke e rrënuar kompleksin “Kosomos” të Fijat Canoskit.

Canoski ka thënë se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, të cilat sipas tij janë humbur me rrënimin e objektit afarist./Telegrafi/