Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” të PSP-së, e cila ka të bëjë me shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.

Në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë depiteti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Procedura filloi përsëri më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatëses Marija Kletiçka për gjykatëse të re në lëndën, prej se gjykatësja Ola Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti kërkoi përjashtim nga lënda.

Në seancën e fundit avokati i të akuzuarve kërkoi që të përjashtohen prokurorët e PSP-së Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, të cilët e përfaqësojnë aktakuzën, për shkak të ngjarjeve të fundit lidhur me rastin “Haraçi”.

Ndërsa kryeprokurorja në largim Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim, vendosi që Fetai dhe Bubevski të vazhdojnë ta përfaqësojnë lëndën e PSP-së në gjykatë./Telegrafi/

Exit mobile version