Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, më 12 prill të vitit 2012.
Rasti “Monstra”, është në fazë të publikimit të SMS-porosive dhe transkriptave tjera, të propozuar si dëshmi shtesë nga ana e prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion./Telegrafi/