Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik” e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Seanca e fundit e cila u mbajt më 13 shkurt u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet Davitkov, Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version