Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Dhuna në Komunën Qendër”

Për sot në Gjykatën Penale është caktuar të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër” të Prokurorisë Speciale.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo lëndë ka të bëjë me dhunën para Komunës Qendër në protestat e 10 qershorit të vitit 2013, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova, kryetari i atëhershëm i Komunës Qendër Aleksandar Trajkovski dhe tetë persona tjerë.

Ata dyshohen se kanë nxitur dhunën që ndodhi gjatë protestave para komunës.

Më herët në këtë lëndë fajin e kanë pranuar Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht./Telegrafi/