Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të “27 prillit” në Kuvend.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Exit mobile version