Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për lëndët “Trajektorja”, “Tarifa” dhe “Trust”

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Trejektorja”, “Tarifa” dhe “Trust”.

Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori për rrugë shtetërore Ljupço Georgievski.

Ata dyshohet se në vitet 2012/2013 kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare në përzgjedhjen e kompanive për ndërtimin e rrugës Shtip-Ohër, me çka kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për 155.117.172 euro.

Ndërsa në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i kompanisë shtetërore ELEM dhe dy persona tjerë. Sipas aktakuzës së PSP-së të akuzuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë blerjes së softverëve për nevojat e ELEM-it.

Në Gjykatën Penale sot gjithashtu duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trust”, ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan së bashku me dy persona fizik dhe tre juridik.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/

Exit mobile version