Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Tenderët”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në lidhje me tenderët për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës Maqedonase nga projekti “Shkupi 2014”.

Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për shpallje publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës disa nga punët ndërtimore në muze janë kryer në shërbim të personave juridik të firmës “Beton” nga Shtipi.

Në seancën e kaluar që u mbajt më 14 maj në gjykatë u prezantuan dëshmitë nga Prokuroria Speciale dhe dëshmitë e shkruara nga mbrojtje./Telegrafi/