Site icon Telegrafi

Sot vazhdon gjykimi për aksidentin në Llaskarcë

Sot, në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për rastin e aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtarë.

Për seancën e sotme janë ftuar dëshmitarët okularë. Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski.

Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërsa tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale./Telegrafi/

Exit mobile version