Me dëshminë e dëshmitarit të rrezikuar “S1” sot duhet të vazhdojë seanca për ngjarjet e 27 prilli të Prokurorisë Themelore Publike, ku po akuzohen gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Në seancën e djeshme e cila filloi në ndërtesën e re të Gjykatës Penale, opinioni ishte i përjashtuar, ndërsa për arsye teknike gjykimi u transferua në objektin e vjetër të gjykatës. Për shkak të debatit midis Këshillit Gjyqësor dhe avokatëve për kushtet e këqija në ndërtesën e re të gjykatës, avokatët e të akuzuarve u dënuan me nga 1.000 euro, me ç’rast e braktisën gjykimin.
Në seancat paraprake në pyetje u morën më shumë dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në deklaratat e tyre ata i shpjeguan veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik vitin e kaluar.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. /Telegrafi/