Site icon Telegrafi

Sot vazhdon diskutimi për ligjin për gjuhët

Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Gjatë ditës së djeshme diskutimi u ndërpre për shkak se Kuvendi duhej të vazhdonte seancën e 16 dhe 17, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në diskutimet e deritanishme në komisionet kuvendore dhe seancë plenare, opozita akuzon se ligji është kundër kushtetutës dhe se me të shkelen të gjitha procedurat.

Ndërsa nga shumica parlamentare thonë se ligji është në pajtim me Kushtetutën, nuk prish karakterin unitar të shtetit dhe kontribuon në rritjen e bashkëjetesës në shtet.

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve është në lexim të parë në seancë plenare./Telegrafi/

Exit mobile version