Në Gjykatën Penale sot vazhdojnë seancat për lëndët e PSP-së, “Trust” dhe “Tanku”.
Në seancën për “Tanku” duhet të dëgjohen CD-t;, si dhe të dëgjohen tre dëshmitarët e të akuzuarve dhe të prezantohen dhe materiale tjera, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në lëndën “Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për blerjen e “mercedesit” luksoz me shumë prej 600 mijë euro.
Për lëndët “Trust” i dyshuari i parë është afaristi Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mes të cilëve edhe udhëheqësi i firmave “Transmet”, “Vato” dhe “Sileks”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranat e Maqedonisë.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara e kanë parapërgatitur tenderin në ELEM me shumë prej 17 milionë euro. /Telegrafi/