Mandatari Zoran Zaev sot do t’i fillojë takimet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit sot do të paraqitet edhe në një konferencë për shtyp, pas asaj që përjetoi më 27 prill në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM informuan se dje kanë kryer kontrolle brendapartiake, ndërsa takime ndërpartiake për momentin nuk kanë planifikuar. Nga Lëvizja Besa thonë se, grupet e punës dje kanë punuar për përafrimin e qëndrimeve pas bisedimeve të djeshme me Socialdemokratët.
Për momentin përfaqësuesit e të gjitha partive kanë deklaruar se nuk është biseduar për kërkesa konkrete, por për parime mbi të cilat duhet të formohet qeveria e re.
Zaev ka afat 20 ditë që nga marrja e mandatit të formojë qeverinë e re, por ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë më herët. /Telegrafi/