Site icon Telegrafi

Sot vazhdojnë bisedimet në Përzhino në mes përfaqësuesve politikë

Sot do të vazhdojnë bisedimet e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos. Partitë janë duke zhvilluar negociata çdo ditë për zgjedhjen e çështjeve të hapura në Përzhino.

Ligjet mbi qeverinë dhe Punëve të Brendshme, çështja e medias janë një pengesë në mes të palëve, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Alsat M.

OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH dje vonë pasdite përfunduan negociatat ditore dhe informuan se shumica e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në Marrëveshjen e Përzhinos janë harmonizuar.

“Pas gjithë kësaj mund të thuhet se të gjitha kushtet për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje janë plotësuar. Duhet të vijojnë gjëra teknike që janë të parapara në ndryshimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me listën zgjedhore…”, tha Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.

Todorov tha se deri më 31 gusht liderët partiakë, për shkak të gjithë kësaj duhet bashkërisht të konkludohet se të gjitha kushtet0 mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë përmbushur. Atmosferën konstruktive sot e konfirmua edhe nga BDI. /Telegrafi/

Exit mobile version