Site icon Telegrafi

Sot vazhdohet seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë

Maratona e replikave dhe kundër-replikave vazhdoi edhe dje në ditën e tetë të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë.

Lupço Nikollovski nga LSDM-ja tha se partia e tij ka zgjidhje dhe plan për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, por se do ta shpalosin atëherë kur të jetë momenti. Për idenë e takimit të liderëve Nikollovski tha se LSDM-ja nuk do të ulet një tavolinë me kriminel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por deputetët e OBRM-PDUKM-së paralajmëruan kolegët e LSDM-së mos të mendojnë të krijojnë incidente, kurse nga partia e Zaevit thanë se do të heqin dorë nga replikat me qëllim të përshpejtimit të punës së Kuvendit.

Për BDI-në Kuvendi është transformuar në cirk ndërsa Lëvizja Besa përjashtoi çdo pjesëmarrje në qeveri pa zyrtarizmin e gjuhës shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version