Telegrafi

Sot vazhdimi i seancës, në rend dite shkarkimi i pesë anëtarëve të KPMShCK-së

Foto: Arkiv

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet për të vijuar seancën plenare të nisur më 24 qershor. Kanë mbetur edhe shtatë pika, ndërsa seanca do të nis me votimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavrur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Seancën e kaluar, Kuvendi shqyrtoi rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e këtyre anëtarëve, të paraqitur nga Doarca Kica Xhelili, kryetare.

Në mungesë të kuorumit, seanca i ndërpreu punimet për të vazhduar sot prej orës 10:00.

Rendi i ditës

Votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.