Telegrafi

Sot varroset regjisorja Vjosa Berisha

Foto: Instagram

Ditën e sotme (e enjte) do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores dhe producentes së njohur, Vjosa Berisha.

Ajo ndërroi jetë më 23 qershor, ndërkohë që po vazhdonte trajtimin për kancer në spitalin University College Hospital në Londër.

Sipas njoftimit të fundit të familjarëve, ajo do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Për të ndjerën do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga 14:00-15:00, si dhe një mbledhje komemorative për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e regjisores shqiptare.

Lexo po ashtu Të enjten varroset regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha

Njoftimi i plotë:

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor

14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);

15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);

17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja

datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand, Prishtinë (kati 1)

nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi”. /Telegrafi/