Telegrafi

Sot varroset Papa Benedikti XVI në një ceremoni në Qytetin e Vatikanit

Funerali i ish-Papës Benedikti XVI, që vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare, do të bëhet të enjten në një ceremoni tradicionale të udhëhequr nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit.

Në përputhje me dëshirat e Benediktit, varrimi i tij do të jetë “i thjeshtë”, sipas drejtorit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, transmeton Telegrafi.

Ceremonia do të jetë e ngjashme me atë të një pape në fuqi, por do të ketë disa ndryshime, tha Bruni.

Benedikti do të emërohet Papa emeritus gjatë funeralit dhe gjuha e disa lutjeve do të jetë ndryshe sepse ai nuk ishte papa në fuqi kur vdiq.

Besimtarët do të thonë lutjet e tyre derisa arkivoli i Benediktit largohet nga Bazilika e Shën Pjetrit rreth orës 8 e 45 të mëngjesit me kohë lokale të enjten. /Telegrafi/