Varrimi i Dritan Halilit, djalit të ish kryetarit të PPD-së, Nevzat Halili, do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë në varrezat e Porojit, njoftojnë për Portalb familjarët e të ndjerit.
Përndryshe dje rreth orës 17.00, pas një sulmi në zemër, në shtëpinë e tij në Tetovë ndërroi jetë Dritan Halili.
Nga Spitali i Tetovës e konfirmuan lajmin dhe thanë se gjatë ditës së djeshme rreth orës 18.00 trupin e Dritan Halilit e kanë sjellë në spital por pa shenja jete.
Dritan Halili ka lindur në vitin 1972 dhe ka qenë mjek në Spitalin e Tetovës./Telegrafi/