Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsedin Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërisë do t’ju jepet lamtumira e fundit sot.
Isa dhe Shemsedin Abazi do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.
Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.
Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.