Site icon Telegrafi

Sot varrosen dy kosovarët që humbën jetën në Munih

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

Diamant Zabërgja  21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00 të martës.

Ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munih, Armela Segashi  14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.

Diamant Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly.

 

Exit mobile version