Site icon Telegrafi

Sot u shënua dita botërore e Sindromit Down

Dita botërore e Sindromit Down në shumë vende të botës sot u shënua me aktivitete simbolike për promovimin e personave të prekur nga ky sindrom, të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet dhe për të qenë aktiv në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Psikologët thonë se pavarësisht ngecjes në zhvillimin normal, personat e prekur nga ky sindrom mund të realizohen nëse iu ofrohet përkujdesja, vëmendja dhe dashuria e nevojshme. 21 Marsi shënohet si dita botërore e Sindromit Doen që nga viti 2011./Telegrafi/

Exit mobile version