Site icon Telegrafi

Sot u regjistruan shtatë raste të reja me coronavirus në rajonin e Tetovës

Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë shënoi shtatë raste të reja me virus korona gjatë 24 orëve të kaluara pasi dje nuk kishte asnjë të sëmurë.

“Nga shtatë rastet e reja pesë janë në kuadër të komunës së Tetovës dhe nga një të sëmurë nga fshatrat e banuara në komunat Jegunovc dhe Bërvenicë”, informoi mjekja Zorica Zafirovska, specializante e epidemiologjisë pranë Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në rajonin e Tetovës ka pesë të shëruar nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve arriti në 1.064 derisa të sëmurë aktivë janë 222 persona.

Exit mobile version