Kandidatët nga kursi një-vjeçar për policis, sot protestuan para Ministrisë së Brendshme, duke i kërkuar ministrit Oliver Spasovski për tu njoftuar se kur do tu nënshkruhet kontrata e punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas protestës, Spasovski i priti në zyrën e tij dhe i dëgjoi kërkesat e tyre. Ai u deklarua se statusi i tyre nuk varet nga vendimet politike, kurse marrëveshja, tha ai, tashmë është tërhequr. /Telegrafi/