Site icon Telegrafi

Sot u protestua në Strumicë, Shtip dhe në Prilep (Foto)

Qytetarët e Strumicës sonte në mënyrë masive dolën në protesta në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata protestuan pas një transparenti në të cilën shkruhej „Do të ketë drejtësi, do të ketë paqe“.

Edhe qytetarët e Shtipit sot dolën në protesta në qendër të qytetit. Ata theksuan se mbeten vetëm edhe katër ditë deri në fund të afatit për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Në njërën nga udhëkryqet e qytetit ata me ngjyrë shënuan një porosi të madhe “4-shi çfarë fundi”.

Në Prilep rreth 4.000 qytetarë dolën në përkrahje të “Revolucionit laraman dhe porositën „Do ta bëni burgun“.

Në protestat e Prilepit foli Darko Kaevski, nënkryetar i RSDM./Telegrafi/

Exit mobile version