Site icon Telegrafi

Sot u mbajt protestë e qetë në Shkup, për ambient urbanistik të pastër

Një grup i qytetarëve të lagjes “11 Tetori” në Shkup, sot bllokuan komunikacionin në bulevardin “Boris Trajkovski” duke kërkuar nga institucionet kompetente jetë urbane të qetë, të sigurtë dhe të pastër në mjedis ekologjik të pastër, sikur gjithë qytetarët e Maqedonis. Iniciatorët e kësaj proteste të qetë, thonë se bëhet fjalë për probleme me shembull negativ për fëmijët, të cilët vjedhin dhe çdo natë djegin materie plastike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se protestat do të vazhdojnë përderisa të ndërmerret diçka nga kompetentët dhe qeverisja lokale. Ata gjithashtu thanë se janë dorëzuar dy peticione deri në Komunën e Kisella Vodës dhe paralajmërim deri tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Telegrafi/

Exit mobile version