Sot në praninë e mbi pesëdhjetë anëtarëve të Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, u mbajt Kuvendi i dyti me radhë iShoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK-së), ku u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia.
Sipas Statutit të SheSK-së, u zgjodh Kryesia e përbërë prej nëntë anëtarëve, Prof. Dr. Fadil Maloku, kryetar; MA. Labinot Kunushevci, sekretar; Blerta Haxhiaj, nënkryetare.
Të gjitha pozitat u zgjodhën përmes votimit. Duhet theksuar, që ky është Kuvendi i dytë i kësaj shoqate profesionale. Në këtë Kuvend u rimiratua Statuti, u konfirmua gatishmëria e të gjithë të pranishmëve për të marrë dhe ushtruar përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.
Shoqata është e regjistruar dhe ka një shtrirje në gjithë Kosovën.