Site icon Telegrafi

Sot u hap ekspozita e kartolinave nga personat e moshës së tretë

Ekspozitë kartolinash nga persona të moshës së tretë u hap sot në Shkup në kuadër të projektit ‘Kartolina’ të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë e postave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

U ndanë edhe çmime për tre kartolinat më të mira-çmimi i tretë për ‘Dashuria shëron gjithçka’ e Bogdan Nikoliqit, i dyti për ‘Edhe kur dielli ngroh mos u fshi, por ndihmo’ e Ratka Pavllovas dhe çmimi i parë ‘Dashuria mund të bëjë gjithçka’ e Vera Gaçevskës.

Përmes këtij projekti, personat e moshës së tretë kanë mundësi që të tregojnë krijimtarinë e tyre dhe të krijojnë vepra artistike në formën e kartolinave. /Telegrafi/

Exit mobile version