Site icon Telegrafi

Sot u dorëzua nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Talat Xhaferit

Përfaqësues të iniciativës ‘Për Maqedoni të përbashkët’ sot kanë dorëzuar një nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të kryetarit të sapozgjedhur Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre secili duhet t’i respektojë procedurat në këtë shtet dhe nuk mundet shumica në Kuvend të veprojë ashtu sipas vullnetit të vet.

Para dy ditëve nisma “Për Maqedoni të përbashkët” u shpreh se do të ndryshojë aktivitetet e saj nga tani e tutje, nuk do të shprehet vetëm përmes protestave, por edhe përmes betejës ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version