Ky turne që organizohet nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), mbahet sot në mesdite në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë, transmeton KosovaPress.
Drejtuesit e FBoxK-së kanë bërë të ditur se janë të bërë përgatitjet e duhura për zhvillimin e këtij turne, e që sipas tyre, ky turne do të kalojë në mënyrën më të mirë dhe do të kënaq tifozët që do të jenë palestër.
“Jemi përgatitur për ketë turne dhe mendoj se gjithçka do të shkon mirë. Do të ketë luftëra të forta, sepse në këtë turne do të marrin pjesë boksierë cilësorë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FBoxK-së, Mehmet Bogujevci.
Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, ndërkaq janë paraparë të zhvillohen 10 meçe.