Telegrafi

Sot tre viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 793 testime për coronavirus, ndërsa 72 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-24, Kumanovë-6, Dibër-4, Shtip-3, Prilep-1, Tetovë-2, Strugë-9, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-4, Gjevgjeli-3, Kriva Pallankë -1, Radovish -1, Koçan-3, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovë-1, Vinicë-1, Delçevë-3, Shën Nikollë-1.

Si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë edhe tre persona: një nga Strumica (44), një nga Gostivari (58) dhe një nga Ohri (79).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve ka arritur në 15.293, prej të cilëve 12.754 janë shëruar, ndërsa 634 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.905./Telegrafi/