Rritet rendi për marrjen në pyetje te PSP-ja. Prokuroria intensivisht është duke punuar për hetimet, ashtu siç njoftoi edhe Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të jetë në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike.
Së bashku me Thaçin para PSP-së do të flasin edhe Silvana Boneva nga OBRM-PDUKM dhe Samka Ibrahimovski nga partia rome, PEPR. Thaçi, Boneva dhe Ibraimovski janë thirrur si dëshmitarë, konfirmojnë nga partia.
Ende nuk bëhet e ditur se për cilën lëndë janë të thirrur funksionerët. /Telegrafi/