Telegrafi

Sot tetë vite më parë Ronaldo shënoi golin e parë me Realin (Video)

Cristiano Ronaldo i është bashkuar Real Madridit nga Manchester Unitedi në vitin 2009 për 94 milionë euro, shumë rekorde në atë kohë.

Dhe sot tetë vite më parë portugezi ka shënuar golin e parë me Los Blancos.

Lexo po ashtu Dembele shkruan emrin e tij tek të mëdhenjtë – Këto janë 10 transferimet më shtrenjta në histori, Neymar mbetet i pari (Foto)

CR7 bëri debutimin në La Liga më 29 gusht 2009 ndaj Deportivo La Corunas dhe shënoi nga pika e bardhë në Madrid për fitoren 3-2.

Më pas Ronaldo shënoi në katër ndeshjet e para kampionate, duke u bërë lojtari i parë i Realit që arrin ta bëjë këtë gjë.

Deri më tani ai ka shënuar 284 gola në La Liga. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6k2PXg-wjwM