Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për medie.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më 3 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.