Sot në një takim të Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, dekanët, Drejtorët e Institutit dhe Kryetari i Parlamentit Studentor duhet të vendosin se kush nga dy të propozuarit e gjashtë kandidatëve në garë do të jenë kandidat përfundimtar për rektor të UKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kush do të jetë rektori i ri do të bëhet e ditur më 27 qershor, për të cilën takimi është caktuar nga Senati i Universitetit, e cila do të zgjedhë senatorët me votim të fshehtë.
Telegrafi Maqedoni ju sjell profilin e tyre:
-Kole Vasilevski- Profesor aktual dhe prorektor për financa
-Nikolla Jankulovski- Profesor për kirurgji në fakultetin e mjekësisë
-Atanas Koçov- Dekan aktual i fakultetit të maqinerisë
-Aleaksandar Dimitrov- Profesor i rregullt i fakultetit Teknologjik dhe metalurgjik dhe anëtar i Institutit për Metalurgji Ekstrakte
-Nenad Novkovski- Profesor i rregullt në fakultetin e shkencave matematikore
-Elena Dumova- Profesoreshë e rregullt e fakultetit të ndërtimtarisë, katedra teori dhe konstruksion. /Telegrafi/