Në seancën e sotme Këshilli i prokurorëve publik duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së prokurorit publik, në vend të Marko Zvrlevskit. Të enjten e kaluar u shty seanca për shkak se nuk kishte kuorum.
Sipas kryetarit të Këshillit, Petar Anevski, sot do të zgjedhet ushtruesi i detyrës së prokurorit publik nga radhët e prokurorëve publik të kaluar, i cili përkohësisht do ta ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka kandidatë, deri tani ka shtatë ose tetë, po disa prej tyre janë në funksione tjera. Jovan Ilievski është në Gjykatën Ndërkombëtare në Strasbourg, Gordana Geshkovska në Prokurorinë Themelore, Ljubomir Jovevski është në Këshillin për prokurorë publik, ndërsa Marko Zvrlevski tanimë është shkarkuar. Nga prokurorët tjerë do të zgjedhin ushtruesin e detyrës”, tha Anevski.
Për momentin prokurori publik i shkarkuar, Marko Zvrlevski, e zëvendëson prokuroren Liljana Spasevska.
Ndërsa deputetët pritet që të diskutojnë për shpalljen për emërimin e propurorit të ri publik më 4 shtator./Telegrafi/