Komisioni për punë dhe mandate në Kuvendin e Maqedonisë sot në mesditë duhet të mbajë seancë për kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të koalicionit të OBRM-PDUKM-së opozitare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për heqjen e mandatit të gjashtë deputetëve: Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të cilët janë të kërkuar që të arrestohen nga Gjykatat Themelore Shkupi 1, departamenti për krim të organizuar.
Ky komision duhet që brenda dy ditëve të sjell vendim dhe të njejtin t’a nis tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili duhet të organizojë seancë plenare dhe të vendoset nga deputetët për këtë kërkesë. Vendimi nga deputetët duhet të sillet me më së paku 61 deputetë. /Telegrafi/