Deputetët e Maqedonisë edhe dje kanë vazhduar me fyerje dhe akuza të ndërsjella në mes vete edhe në vazhdimin e seancës konstituive në Kuvendin e vendit. Përndryshe seanca e radhës konstituive do të vazhdojë sot në ora 11:00. shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetare e Forumit të gruas të kësaj partie, Daniella Rangellova dje ka folur nga foltorja e Kuvendit rreth Rregullores së Kuvendit ku ka thënë se nuk frikohet nga PSP-ja por nga Ziadin Sela.
Deputeti më në moshë, Ferid Muhiq, në seancën e djeshme, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte as OBRM-PDUKM, as edhe LSDM.
Muhiq ka shtuar se nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e Deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Telegrafi/