Prezantim për tajnim të pilotëve do të mbahet sot pasdite në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në Shkup. Në këtë prezantim do të marrin pjesë drejtori i Qendrës për trajnim të pilotëve, Jaari Shraga, instruktorë, kadetë dhe kandidatë të cilët për momentin po trajnohen në Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë ata që janë të interesuar, kandidatë potencial që i përmbushin kushtet në pajtim me konkursin do të kenë mundësinë të flasin dhe të informohen për procesin e trajnimit dhe për atë që ju intereson në lidhje me profesionin e pilotit dhe angazhimin si pilot në ARM”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/